Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kohë në pentagram”, mbrëmja gala në nder të regjisorit Nikolin Gurakuqi për 70-vjetorin e lindjes
“Kohë në Pentagram” është shfaqja që fton publikun këtë të shtunë në një mbrëmje gala në nder të regjisorit Nikolin Gurakuqi në 70-vjetorin e lindjes. Mjeshtri i Madh rikthehet në Teatrin e Operas dhe Baletit, aty ku është lidhur shpirtërisht që në fëmijëri kur këtë skenë ia prezantoi i ati, regjisori Luigj Gurakuqi dhe ku më pas ndoqi të njëjtin rrugëtim artistik. Teatri i Operas është esenca e jetës për Nikolin Gurakuqin, që me modestinë që e karakterizon, e cilëson këtë mbrëmje një festë mes kolegëve dhe artdashësve. “Kjo është një festë e institucionit, këtu festohen sukseset e institucionit, edhe kolegëve i kam thënë ‘mblidhuni për të festuar si teatër, këtë herë sebepi jam unë, nesër do të jetë dikush tjetër”, është shprehur regjisori Nikolin...