Trump pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, sërish koment për veshjen: I shkon shumë xhaketa

Trump pret Zelenskyn në Shtëpinë e Bardhë, sërish koment për veshjen: I shkon shumë xhaketa

Bota E Premte, 17 Tetor 2025 20:36 Presidenti i Amerikës, Donald Trump mirëpriti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Trump e komplimentoi për veshjen. “Mendoj se ai duket shumë bukur me xhaketën e tij”, tha ai. Në takimin e tyre të parë në shkurt në Shtëpinë e Bardhë pas rikthimit në pushtet të Trump, Zelensky u kritikua nga një gazetar në Zyrën Ovale pasi nuk kishte veshur një kostum. Zelensky i u vesh më zyrtarisht për takimin e tij të dytë në Uashington në gusht, dhe duket se e ka bërë këtë përsëri sot.