Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Festa e Top Media, Lori Hoxha: Viti kur grupi ynë forcohet si një i vetëm, ku e tashmja dhe e ardhmja takohen
Showbiz E Premte, 17 Tetor 2025 20:49 Top Media u mblodh në festën e përvitshme, në ditën përkujtimore të themeluesit Dritan Hoxha. Në fjalën e mirëseardhjes, drejtuesja e kompanisë Lori Hoxha foli për vizionin e saj për grupin mediatik. 16 tetori është kthyer në një simbol të vazhdimësisë, të rritjes dhe të ndikimit që Top Media ka ndërtuar ndër vite, duke mbetur një pikë referimi për informacionin, debatin dhe argëtimin në vend. ”Këtë festë e nisi im atë, themeluesi që sot do të festonte 57-vjetorin e tij. Ai nuk ndërtoi vetëm një kompani, ndërtoi një besim. Një besim se edhe në një vend të vogël me pak burime por me shumë zemër mund të krijonim diçka që prek çdo shtëpi, çdo familje dhe ne e...