Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
BE si ODIHR për “11 majin”, Ambasadori Gonzato: Bashkimi Evropian mirëpret procesin gjithëpërfshirës në reformën zgjedhore
Në prag të ngritjes të Komisionit të Reformës zgjedhore kreu i delegacionit të BE, Silvio Gonzato shfrytëzoi tryezën e organizuar për digjitalizimin e proceseve zgjedhore për ti bërë një apel klasës politike. “Ngritja e një Komisioni të Përbashkët Parlamentar për Reformën Zgjedhore, së bashku me nisma të tjera që synojnë trajtimin e mjedisit të përgjithshëm zgjedhor (jo vetëm kuadrin legjislativ), çka mund të ndikojë në fushën e barabartë të lojës e cila, sipas OSBE/ODIHR-it mungonte në zgjedhjet e vitit 2025 – pasqyron një njohje të fortë kombëtare të nevojës për të trajtuar sfidat e së kaluarës dhe për të forcuar integritetin zgjedhor. BE-ja i mirëpret të gjitha këto hapa dhe inkurajon një proces gjithëpërfshirës dhe të bazuar në prova, të udhëhequr nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit...