Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Trump flet për takimin me Putin: Trump: Zelensky nuk do të jetë në Hungari, por do të mbahet i informuar
Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka sqaruar se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk do të marrë pjesë në takimin e mundshëm që pritet të zhvillohet në Hungari. Megjithatë, Trump theksoi se do ta mbajë Zelenskyn të informuar në mënyrë të vazhdueshme për zhvillimet dhe diskutimet që lidhen me luftën në Ukrainë. Deklarata vjen në prag të përgatitjeve për një takim të dytë mes Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin, i cili mund të zhvillohet në Budapest në ditët apo javët në vijim. Sakaq, ditën e sotme Zelensky ishte në Shtëpinë e Bardhë për t’u takuar me Trump, teksa mbajti edhe një konferencë me gazetarët, së bashku me presidentin amerikan.