Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kush po e sulmon Sokol Sadushin dhe pse?
Sulmet ndaj kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, nga ish-kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe një mori taborësh politikë e mediatikë kanë një tjetër synim nga ai që pretendohet publikisht. Vendimi i KLGJ-së nr. 485 për votimin e gjyqtarëve në zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës së Lartë, i nënshkruar nga ish-kryetarja Llagami, ka përcaktuar qartë se komisioni i votimit përbëhet nga kancelarja, kryesekretarja dhe një sekretare, pa përfshirjen e gjyqtarëve. I njëjti rregull është vendosur edhe në Rregulloren e Gjykatës së Lartë për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Megjithatë, znj. Llagami sulmon Gjykatën e Lartë duke e akuzuar për shkelje të rregullit që vetë ka miratuar, ku komisioni përbëhet nga kancelarja, kryesekretarja dhe një sekretare gjyqësore. Nuk ka si të mos e...