Nuk iu bind ‘urdhrit të partisë’, Bujar Leskaj iu bashku protestë për UÇK: E kush po e rr*an për….

Bujar Leskaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj nuk i është bindur urdhrit të kryedemokratit Sali Berisha për të mos marrë pjesë në protestën e sotme në sheshin Skënderbej”, për ish-luftëtarët e UÇK-së.
Leskaj u pa në krah të protestuesve e veteranëve, por nuk iu shmang dot pyetjes së gazetarëve “se përse ke thyer urdhrin e partisë”. Leska u shpreh se nuk mund të qëndronte pa marrë pjesë në këtë ditë ku janë bërë bashkë të gjithë shqiptarët, ndërësa sa i përket ‘urdhrit të partisë’, ai u përgjigj shkurt: “Kujt po i rruhet për urdhra”, teksa përpiqej t’i shmangej kamerës dhe shtynte mikrofonin.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mblodhi mijëra qytetarë nga të gjitha trevat. Nuk munguan as figurat politike, ish-president, politikanë aktualë, edhe nga opozita pavarësisht se këta të fundit kishin bërë thirrje për të mos marrë pjesë./ZËRI