Trafik droge dhe pjesëmarrje në grupe kriminale/ GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin

Trafik droge dhe pjesëmarrje në grupe kriminale/ GJKKO dënon me 10 vite burg Robert Myftarin

Gjykata e Posaçme (GJKKO) TIRANË- Gjykata e Posaçme (GJKKO) ka dënuar me 10 vite burg Robert Myftarin, i akuzuar për trafik droge në bashkëpunim dhe pjesëmarrje në një grup të strukturuar kriminal. Myftari u shpall fajtor për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”. Myftari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, ndërsa arrestua nga policia në Rinas muajin shtator të këtij viti. SPAK ka nisur hetimet ndaj tij, pasi nga hetimet ka rezultuar si i përfshirë në grupin e trafikut të drogës, të cilët trafikuan sasi të mëdha kanabisi drejt vendeve të Bashkimit Europian në periudhën 2016-2018. NJOFTMI: 1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes...