Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Denohet me 10 vite burg Robert Myftari, akuzohej për trafik droge
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka shpallur sot vendimin ndaj të pandehurit Robert Myftari, duke e dënuar atë me 10 vjet burgim për akuzat e rënda të trafikimit të narkotikëve dhe pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal. Pas shqyrtimit të provave dhe zhvillimit të procesit me rregullat e gjykimit të zakonshëm, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Albert Meça, Luljeta Kole dhe Gentian Marku, vendosi shpalljen fajtor të Myftarit për veprat penale: “Trafikimi i narkotikëve” në bashkëpunim, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, mbetur në tentativë; “Grupi i strukturuar kriminal”; “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Përveç dënimit me burgim, GJKKO vendosi edhe konfiskimin dhe kalimin në favor...