Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Ndryshime në Policinë e Shtetit, ja kush emërohet Drejtor i Sigurisë Publike
policia e shtetit TIRANË- Ndryshime të nivel drejtues në Policinë e Shtetit janë zyrtarizuar në përfundim të procesit të konkurrimit për pozicionin Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike. Dhimitraq Ziu, i cili më parë ushtronte funksionin e Drejtorit të Drejtorisë së Standardeve Profesionale, u shpall fitues dhe u emërua drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike dhe mori gradën "Drejtues i Lartë". Ndërkohë, Rebani Jaupi, që ushtronte detyrën e Drejtorit të Departamentit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është transferuar Akademinë e Sigurisë. Jaupo është emëruar Përgjegjës i Departamentit të Formimit të Vazhdueshëm në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.