Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
VIDEO/ 100 mijë euro produkte të skaduara në klinikën dentare, arrestohet administratori i “Dental Turk” (EMRI)
pamje nga klinika TIRANË- Një klinikë dentare në zonën e “Don Bosko”, me emrin “Dental Turk”, kryente evazion fiskal dhe shërbente me produkte të skaduara, ndërsa në pranga ka rënë administratori, shtetasi turk Adnan Yizdizoglu. Kompania në fjalë ofronte shërbime dentare me produkte të skaduara, për të cilat nuk posedonte as faturat e zhdoganimit. Nga kontrolli në klinikën dentare, u sekuestruan 300 shishe me produkte (shumica, të skaduara), pa fatura zhdoganimi, me vlerë rreth 100 000 euro, si dhe mandate të pafiskalizuara. Gjithashtu, u kapën në flagrancë, 3 punonjës të klinikës, konkretisht koordinatorja, shtetasja B. K., 35 vjeçe, si dhe 2 laborantët, shtetasit L. S., 21 vjeçe dhe A. A., 42 vjeç, për të cilët nisi procedimi në gjendje të lirë. Njoftimi: Tiranë/Seksioni për Hetimin e Pastrimit të...