Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Reagim i Gjykatës së Lartë për akuzat politike
Prej disa ditësh në opinionin publik janë shpërndarë komente, interpretime dhe pretendime të pavërteta në përmbajtje, të njëanshme në shpjegim dhe të pasakta në interpretimin ligjor e faktik, lidhur me zhvillimin e Mbledhjes së Posaçme të Gjykatës së Lartë më datë 30 shtator 2025 për zgjedhjen e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Këto deklarime, të shoqëruara me një gjuhë fyese dhe përçmuese, pasqyrojnë një tendencë të rrezikshme në hapësirën publike, ku gjuha e urrejtjes po përpiqet të zëvendësojë argumentin dhe analizën e drejtë të ligjit, duke sjellë pasoja të rënda në punën e gjyqësorit. Ky sulm verbal i pajustifikueshëm dhe i pabazë nuk ka të bëjë me debatin publik apo me kritikën ndaj veprimtarisë institucionale, ai nxitet me synim diskreditimin dhe intimidimin e gjyqësorit, me pasojë...