Aksident në aksin Elbasan-Përrenjas, automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, plagosen shoferët

Aksident në aksin Elbasan-Përrenjas, automjetet përplasen ‘kokë më kokë’ me njëra-tjetrën, plagosen shoferët

Një aksident është regjistruar në aksin Elbasan-Përrenjas pak momente më parë. Dy automjet janë përplasur me njëra-tjetrën ‘kokë më kokë’, si pasojë u plagosën dy shoferët. Korrespondentja e Top Channel, Bruna Kërçyku raporton se dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Të përfshirë në aksident një furgon mallrash dhe një furgon pasagjerësh. Top Channel