“UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar”/ Në Tiranë për protestën, Presidenti Begaj pret në zyrë kreun e BDI-së

“UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar”/ Në Tiranë për protestën, Presidenti Begaj pret në zyrë kreun e BDI-së

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në një takim Ali Ahmeti, i cili ndodhet në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Ahmetit si një ndër themeluesit e UÇK-së, ndërsa theksoi se tubimi i sotëm krah veteranëve në Tiranë dëshmon mbështetjen unanime të shqiptarëve ndaj luftës së drejtë për çlirimin e Kosovës. “UÇK-ja bën krenar çdo shqiptar. Ajo është pjesë thelbësore e historisë sonë, sepse bëri një luftë të drejtë ndaj padrejtësisë shekullore”, vlerësoi Presidenti Begaj, i cili theksoi se UÇK-ja ka pasur gjithmonë mbështetjen e aleatëve tanë, pasi ka qenë një organizëm çlirues dhe jo okupues. Gjatë bisedës me kreun e BDI-së Ali Ahmeti u diskutua...