Berisha: Haram Limioni pasdite firmoste në bordero private. I bëj thirrje Urdhërit të Mjekut që të i’a heq menjëherë diplomën

Berisha: Haram Limioni pasdite firmoste në bordero private. I bëj thirrje Urdhërit të Mjekut që të i’a heq menjëherë diplomën

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza ndaj Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, pas vendimit për shkarkimin e gjyqtares Sonila Bejtja. Në një deklaratë për mediat, Berisha e quajti vendimin “akt të turpshëm që shkel çdo normë ligjore e kushtetuese”, ndërsa akuzoi Presidentin se ka kryer veprimtari të ndaluar me ligj, duke firmosur në bordero private gjatë kohës që mban postin e kreut të shtetit. Sipas Berishës, “zonja Bejtja ka treguar guxim dhe integritet duke mbrojtur të vërtetën edhe kur ka mbetur në pakicë”, ndërsa “Edi Rama dhe Haram Limioni” janë përpjekur ta ndëshkojnë pikërisht për këtë qëndrim të pavarur. “Presidenti i Republikës, sipas nenit 89 të Kushtetutës, nuk mund të kryejë asnjë veprimtari tjetër publike apo private. Por Bajram Begaj, në kundërshtim të...