Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Si të kujdeseni për lëkurën tuaj gjatë vjeshtës, trajtimet e domosdoshme
Në vjeshtë, lëkura jonë përballet me ndryshime të papritura, nga freskia e ajrit deri te thatësia që vjen me rënien e temperaturave. Ndaj në këtë periudhë, fytyra ka nevojë për trajtime të veçanta që fokusohen në hidratim të thellë, rigjenerim dhe mbrojtje nga faktorët e jashtëm. Hidratimi i thellë i fytyrës Përdorimi i maskave hidratuese me përbërës si acid hialuronik, aloe vera dhe vajra natyralë do të ndihmojë në mbajtjen e lëkurës të butë dhe të ushqyer. Eksfolimi i lëkurës Pas verës, është e rëndësishme të largohen qelizat e vdekura dhe papastërtitë. Eksfoliantët e butë me përbërës si enzima frutash ose acide alfa hidroksi (AHA) ndihmojnë në rigjenerimin e qelizave dhe përmirësimin e strukturës së lëkurës. Serumet me antioksidantë Serumet me vitaminë C, vitaminë E...