Shpërthimi me tritol në makinën e tij dhe të vajzës, gazetari mbrohej që prej 2009-tës: Donin të më vrisnin dy shqiptarë

sigfrido ranucci

ITALI- Detaje të reja janë publikuar nga mediat italiane, në lidhje me shpërthimin me tritol që ndodhi në makinën e gazetarit Sigfrido Ranucci dhe vajzës së tij. Sasia e eksplozivit ka qenë mjaft e lartë dhe sipas dëshmitarëve mund të vriste këdo që kalonte atyre pranë.
La Repubblica shkruan se gazetari ka qenë vazhdimisht nën kërcënime, dhe prej vitit 2021, ka qenë i përfshirë në një plan mbrojtje nga ana e autoritetebe.
Mbrojtja erdhi kur u zbulua plani i një trafikanti droge, në kontakt me Ndranghetan, për ta vrare.
“Isha nën mbrojtje që nga viti 2009 sepse familja Ercolano kishte kërkuar nga një person i rrezikshëm që të më mbikëqyrte. Kisha realizuar një hetim në Sicili për një minierë që e menaxhonte klani katanez”, tregoi vetë ai në maj të vitit kaluar për revistën mujore ‘Noi antimafia’.
Niveli i alarmit u rrit në vitin 2021: “Që nga mesi i gushtit jam nën mbrojtje 24 orë në 24. Një tip nga burgu ka punësuar dy vrasës të huaj. Ai është një person që menaxhon trafikun e drogës, i lidhur me familje të Ndranghetas. Ai ishte gjithashtu i lidhur me të djathtën ekstreme dhe me kartelin kolumbian të Pablo Escobar, i cili kishte ngarkuar dy vrasës shqiptarë për të më qëlluar”, tha Ranucci për ‘Noi Antimafia’ në maj.
“Ai nuk kishte pritur mirë një investigim timin mbi marrëdhëniet midis politikës dhe krimit të organizuar. Plani u bë në burgun e Padovës. Porositësi është ende në burg, por nuk është hapur asnjë proces penal sepse vrasësit nuk janë identifikuar. Dihet megjithatë se ata gravitojnë rreth grupit që vrau Fabrizio Piscitellin (bosin e njohur si Diabolik, shënim i redaktorit). Kujtoj se një tjetër trafikant i atij rrethi, Selavdi Shehaj, u vra pak hapa larg shtëpisë sime, në plazhin e Torvaianicës”.
Edhe në vitin 2010 “një përfaqësues i Santapaola-s donte të më vriste”, tregoi Ranucci, “por vrasja u ndalua nga Matteo Messina Denaro, sepse nuk donte të tërhiqte vëmendjen e hetuesve”.
Në nëntor të vitit 2024, vetë Ranucci kishte shkruar në faqen e tij në Facebook se redaksisë së Report i kishin ardhur “kërcënime të tmerrshme” pas “raportimit mbi konfliktin Izrael-Palestinë të realizuar nga Giorgio Mottola”.
Prezantuesi kujtoi se kishte marrë kërcënime të ndryshme edhe kohët e fundit, duke filluar nga gjetja e dy plumbave P38 jashtë shtëpisë deri tek ndjekja nga persona të identifikuar nga eskorta e tij.
Gazetari është pjesë e emisionit investigativ ‘Report’ në Rai 3, që investigoi marrëveshjen Rama-Meloni për emigrantët po ashtu dhe për rastin ‘Ahmetaj’./ZËRI