Atentati ndaj Arjan Ndojt, vëllai i “Rrumit”: Pas plagosjes është pothuajse invalid, në atë kohë s’kishim konflikte

vullnet muça

TIRANË- Vullnet Muça, vëllai i “Rrumit të Shijakut”, i njohur dhe si Aleksandër Laho, i cili u arrestua pak dirë më parë me urdhër të SPAK, ka dhënë dëshminë e tij sot në GJKKO në lidhje me atentatin e 1 nnëtori të në mbikalimin e Shkozetit. Ai ka deklaruar se vëllai i tij “Rrumi” ka mbetur i plagosur në atë atentat dhe sot thuajse është invalid. 
Muça është shprehur se kur vëllai i tij, Aleksandër Laho është plagosur e ka marrë vesh nga televizori, ndërsa shton se shkoi në spital dhe më pas mësoi se në makinë i vëllai ndodhej me Andi Malokun dhe Arjan Ndojin. Ai e cilësoi ngjarjen se u ra si bombë pasi sipas tij ata nuk kishin patur mosmarrëveshje. Ai mohon të kenë pasur konflikte të hapura, ndërsa thotë se nuk i njeh dy të pandehurit Plaurent Dervishaj e Julian Meçe.
Vëllai i Lahos tregon se me ish-prokurorin Arjan Ndoja është takuar 2-3 herë përpara ngjarjes e disa herë më pas. Ndrërsa me familjen e Andi Malokut njiheshin, pasi i kishin shtëpiat thuajse ngjitur. 
“Plaurent Dervishaj, Julian Meçen, Amar Shkëmbin, Redjan Rraja, Ariol Halilaj etj… nuk i njohur i kam dëgjuar vetëm si emër. Aleksandër Lahon e kam vëlla. Në kohën kur është plagosur vëllai, kam qenë duke bërë palestër, e pash te titrat në televizor dhe më pas i hipa makinës dhe shkova në spital. Mora vesh qe ka qenë në makinë me Andi Malokun dhe Arjan Ndoj. Në atë kohë na ra si bombë, sepse nuk kemi pasur mosmarrëveshje me palën tjetër. Kemi qenë në gjendje duke u interesuar në spitale me vëllain. Dhe sot ai është thuajse invalid. Ai tha erdhën dhe na gjuajtën nga mbrapa, një plumb e kapi në kokë dhe i ka rënë si traume, nuk mbante mend asgjë. Jemi munduar të mësojmë të vërtetën, sepse me njerëzit që e bënë atentatin ne nuk kemi pasur mosmarrëveshje.
Nuk mund ta dimë se kush e ka bërë, sepse s kemi pasur konflikte me njeri. Arjan Ndoj e kam takuar 2-3 herë para ngjarjes, pas ngjarjes u takuam disa herë për atë që ndodhi. Ai tha tja lëmë kohës për te kuptuar se nga na erdhi kjo punë. Në atë momente ne ishin të tronditur, na ra si bombë. Me familjen e Andi Malokut njihemi si bashkëfshatar. Me Andi Malokun njihem sepse shtëpiat i kemi thuajse ngjitur. Aleksandër Laho në 2019-2020 ka përdorur një benz të zi. Arben Manecin e njoh, ka qenë komshi me ne në Sukth. Kohët e fundit dhe unë kam qenë jashtë, s kishim më marrëdhënie. Bashkim Maloku dhe Zamir Çybja i njoh, i kam komshi. Kunati im punon në portin e Durrësit. Edmond Çekiçin e kam njohur, më ka respektuar, e kam respektuar.”, ka dëshmuar vëllai i Aleksandër Llahos.