Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Konferenca e Kryetarëve, Gjakmarkaj: Parlamenti s’është prona juaj, fjala e lirë nuk merret peng. Kuvendi të kthehet në normalitet
Nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj nga Konferenca e Kryetarëve, shprehu shqetësimin për funksionimin e Parlamentit të Shqipërisë. Ai tha se ‘fjala e lirë dhe hapësira institucionale e opozitës po dhunohet në mënyrë të vazhdueshme, duke rrezikuar themelet e pluralizmit dhe të vetë sistemit demokratik’. Më tej, demokrati bëri apel për reflektim dhe rikthim për normalitetin parlamentar, duke shtuar se është interes i përbashkët, jo vetëm i opozitës. Fjala e plotë: Zoti Kryetar, të nderuar kolegë të dy krahëve, Më shumë sesa si përfaqësues i opozitës, si qytetar i këtij vendi e përjetoj me shqetësim dhe dhimbje të thellë këtë që po ndodh me Parlamentin dhe fjalën, të cilën e keni marrë peng! Ky është një atentat që po i bëhet kësaj shoqërie! Kuvendi është pronë...