Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Gjykata e Lartë e la në burg, Ilir Meta bën përpjekjen e radhës
Një ditë pasi dështoi në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta bën përpjekjen e radhës ne Apelin e Posaçëm, ku kërkon shfuqizim të masës “arrest në burg”. Ish-presidenti, që qëndron në qeli prej një viti, i kërkoi Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij, por edhe Gjykata e Larta e la në burg. Dosja ndaj Metës dhe të bashkëpandehurve të tjerë, ku ish-presidenti akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme.