Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Trump paralajmëron Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ndryshe forcat mund të hyjnë në Gaza
Bota E Premte, 17 Tetor 2025 10:38 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar se forca të huaja mund të ndërhyjnë në Gaza nën patronazhin amerikan nëse Hamas nuk respekton kushtet e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin. Gjatë një deklarate për mediat, Trump u shpreh se SHBA nuk do të dërgojë trupa, por se “dikush do të hyjë” në Gaza nëse marrëveshja nuk zbatohet: “Nuk thashë se kush do të hyjë, por dikush do të hyjë. Nuk do të jemi ne. Ka njerëz, shumë afër, që do ta bëjnë këtë punë, shumë lehtë, por nën patronazhin tonë,” tha ai. Ai shtoi se situata në Gaza është “qetësuar” dhe se SHBA ka marrë një angazhim nga Hamas për respektimin e marrëveshjes.