Atentati me bombë ndaj gazetarit investigues/ Alba Kepi jep detaje: Vetëm 20 minuta para shpërthimit, vajza e Sigfrido Ranucci…

Gazetarja Alba Kepi, në një lidhje me SYRI TV, ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, ku gazetari investigues Sigfrido Ranucci ka rënë pre e një atentati mafioz. Kepi theksoi gjatë intervistës së ngjarja ka qenë mafioze, pasi bomba e përgatitur për atentatin ndaj gazetarit ka qenë artizanale dhe mjaft e fuqishme. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar nga kjo ngjarje, ndërsa, 20 minuta para shpërthimit, pranë makinës së Sigfrido Ranucci ku ishte vendosur bomba, ka parkuar vajza e tij.

Alba Kepi: Bomba ka qenë rumidentale, e fuqishme. Do të thotë një bombë e përgatitur në mënyrë artizanale, e cila ka qenë aq e fuqishme sa që nëse aty do të kalonte pranë një person me siguri që do të mbetej viktimë. Sigfrido Ranuçi ka rrëfyer se 20 minuta para se të ndodhte ngjarja, aty ka parkuar automjetin dhe vajza e tij. Pra, për fat vetëm 20 minuta më parë ajo ka shpëtuar nga ky atentat i stilit mafioz. Sigfrido Ranuçi ka kaluar natën dhe mëngjesin e sotëm pranë departamentit të antimafias italiane pasi ngjarja ka kaluar mbi kompetencat e antimafias për të hetuar gjithçka që ka ndodhur.

Kam tentuar të lidhem me të, por kuptoj se në këto momente gjithçka është nën kontrollin dhe nën vëzhgimin e antimafias për të kuptuar dhe rrethanat e ngjarjes. Dua të them se ‘Report’ më 26 tetor niste emisionin e parë të këtij sezoni. Ishte anonçuar se do të prekeshin tema të rëndësishme si investigime që kanë të bëjnë me banka në Itali, kanë të bëjnë me fondet e sektorit të kulturës, universitetit, shkollës por dhe shëndetësisë. Pra gjithmonë ‘Report’ ka qenë një nga emisionet që prekte temat apo ngjarjet më ekskluzive përsa i përket proceseve hetimore, investigative dhe dyshimeve të antimafias.

Dua të them që Sigfrido Ranuçi gjatë këtij viti, në 2025, nuk ka qenë një vit i lehtë, si nga ana e politikës dhe qeverisë. Ka patur disa herë përpjekje për ta mbyllur televizionin e tij dhe dua të kujtoj që nga korriku i vitit 2025 Sigfrido Ranuçi nuk ka më të drejtën e firmës në programin e tij ‘Report’. Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që vendimet përsa i takon kontratave, udhëtimeve të gazetarëve, sa i takon marrjes së përgjegjësisë së transmetimit, i është hequr Sigfrido Ranuçi dhe i kaluar një tjetër kolegu të ‘Report’ Rai, që dhe ky fakt lë të reflektosh dhe ka kaluar jo me pak polemika.