Zbardhet plagosja me armë tek “Megatek”, një i arrestuar dhe në kërkim vëllai i tij (Emrat)

Zbardhet plagosja me armë tek “Megatek”, një i arrestuar dhe në kërkim vëllai i tij (Emrat)

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në parkimin e qendrës tregtare “Megatek” në Tiranë, ku dy të rinj mbetën të plagosur pas një konflikti me armë zjarri dhe sende të forta. Nga përplasja kanë mbetur të plagosur Fabjo Arifaj, i cili u qëllua në këmbë me armë zjarri, dhe Grisjan Latifaj, që u dëmtua me sende të forta. Në pranga ka rënë Josif Mena, i cili rezulton të jetë pronari i automjetit me të cilin autorët u larguan nga vendngjarja. Ndërkohë, vëllai i tij, G. M., 32 vjeç, i cili ka qëlluar me armë zjarri vijon të jetë në kërkim. Gjatë kontrollit në automjetin e përdorur nga autorët, u gjet një gëzhojë, ndërsa në banesën e tyre është sekuestruar arma e zjarrit, e dyshuar si ajo...