Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
E porsalindura humbi jetën, prokuroria e Tiranës merr të pandehur 2 mjekë gjinekologë
Prokuroria e Tiranës ka marrë nën hetim dy gjinekologë pasi një foshnjë humbi jetën gjatë lindjes, ndërsa ndaj tyre është ngritur akuza për “Neglizhencë në trajtimin mjekësor”. Sipas organit të akuzës, mjekja që u kujdes në procesin e shtatëzanisë, si dhe mjeku roje i gatshëm “në kundërshtim me detyrimet e tyre profesionale, kanë qenë faktori vendimtar që çuan në zhvillimin e një procesi të rrezikshëm të lindjes, i cili përfundoi me humbjen tragjike të jetës së një fëmije të sapolindur”. Njoftimi i prokurorise Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe merr të pandehur dy mjekë gjinekologë të Maternitetit ‘Koço Gliozheni’, shtetasit E.V. dhe A.H. për veprën penale ‘Neglizhenca në trajtimin mjekësor’, parashikuar nga neni 96/2 i Kodit...