Analiza nga DW: Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme

Analiza nga DW: Roli i Gjermanisë në një fillim të ri në Lindjen e Mesme

Gjermania nuk do të dërgojë ushtarë, nëse një mision ndërkombëtar do të sigurojë paqen në Rripin e Gazës. Por qeveria synon të përfshihet në rindërtim dhe të organizojë një konferencë me Egjiptin. Të hënën (13.10.), Kancelari Friedrich Merz (CDU) nuk e humbi rastin të udhëtonte për në vendpushimin egjiptian Sharm El Sheikh në takimin e nivelit të lartë me më shumë se 20 krerë shtetesh dhe qeverish. Merz ishte aty vetëm për disa orë, kur Presidenti i SHBA-së Donald Trump nënshkroi një marrëveshje mbi një paqe të mundshme në Lindjen e Mesme me krerët e shteteve të Egjiptit, Turqisë dhe Katarit. Dhe për një foto të shpejtë me Presidentin e SHBA-së. Kancelari gjerman bëri edhe një deklaratë të shkurtër për gazetarët për të bërë të...