Kishte fshehur në banesë mbi 7 kg kanabis me qëllim shitjen, pranga 62-vjeçarit me precedentë penale në Lezhë

Kishte fshehur në banesë mbi 7 kg kanabis me qëllim shitjen, pranga 62-vjeçarit me precedentë penale në Lezhë

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Streha”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Kishte fshehur në banesën e tij, në fshatin Vinjoll, 7 kilogramë e 350 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, arrestohet 62-vjeçari. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas e posedonte lëndën narkotike, me qëllim shitjen në doza. I arrestuari, me precedent për disa vepra penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Streha”. Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit B. Z., në fshatin Vinjoll, ku gjetën dhe sekuestruan në cilësinë...