Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Plagosja me armë pranë mbikalimit të Rinasit. Në kërkim autori, arrestohet i vëllai
Policia ka dhënê detaje të reja në lidhje me plagosjen e ndodhur ditën e djeshme pranë mbikalimit të Rinasit. Bëhet me dije se ështê arrestuar vëllai i autorit. Njoftimi i Policisë Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në hyrje të Domjes, ku u plagos me armë zjarri një 26-vjeçar. Identifikohet dhe shpallet në kërkim një 32-vjeçar, i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, 26-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta. Arrestohet vëllai i 32-vjeçarit, pasi iu gjet në banesë dhe u sekuestruan, 1 armë zjarri pistoletë, municion, 2 radio policie dhe sende të tjera të kundërligjshme. 26-vjeçari vijon të marrë mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit...