Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Dhuna ndaj grave/ Mjekët dhe infermierët do të kenë detyrim ligjor për raportimin e rasteve
1 në 2 gra në Shqipëri raportohet të ketë përjetuar një formë të dhunës. Por për të identifikuar rastet e dhunës me bazë gjinore, kërkohet që mjekët dhe infermierët në qendrat shëndetësore të identifikojnë dhe të raportojnë rastet e dhunës. Kjo është përcaktuar edhe në projektligjin e ri për barazinë gjinore, i cili përafrohet me legjislacionin e vendeve europiane. “Duhet të kemi një protokoll për identifikimin dhe raportimin e dhunës. Bluzat e bardha duhet të mbajnë përgjegjësi për të referuar rastet”, shprehet Mirela Arqimandriti. Në një studim të kryer në 6 bashki të vendit, rezulton se vetëm 18% e mjekëve të sistemit parësor e raportojnë dhunën me bazë gjinore, ku shpesh viktima mund të jenë edhe ato vetë. Arqimandriti renditi edhe shkaqet e këtij mosraportimi....