Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Bardhi: Peleshi, ‘kloun’ i Ballës, ta harrojë se do na mbyllë gojën!
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ishte i ashpër në reagimin e tij, pasi mazhoranca me forcën e kartonit i bllokoi fjalën opozitës në Kuvend, ndërsa në rend dite ishin planifikuar raportimet e institucioneve të Drejtësisë dhe një sërë projektligjesh që në fund u miratuan vetëm me votat e mazhorancës. Sipas Bardhit, edhe në këtë seancë, mazhoranca vijoi me skenarin e asgjësimit të Kuvendit, për të kaluar raportimet e institucioneve të drejtësisë pa debat parlamentar e llogaridhënie. Për ligjvënësin e PD, i cili u përjashtua nga kryeparlamentari Niko Peleshi, ky i fundit nuk është gjë tjetër veçse një kloun i Taulant Ballës, siç Bardhi e etiketoi, duke shtuar se ai vetëm sa u bindet verbërisht urdhrave politikë të PS. Bardhi ishte i prerë...