Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Rritja nuk është e vërtetë, derisa të jetë e drejtë” – Tabaku denoncon kapjen e ekonomisë shqiptare në Londër
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetare e Komisionit të Medias dhe të Drejtave të Njeriut, Jorida Tabaku, ka mbajtur një fjalë në sallën e Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, në një konferencë të organizuar nga Westminster Foundation for Democracy, ku morën pjesë parlamentarë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të institucioneve britanike e europiane. Në fjalën e saj, deputetja Tabaku foli hapur për krizën strukturore që po përjeton ekonomia shqiptare, e cila, sipas saj, “nuk vuan vetëm nga mungesa e rritjes së qëndrueshme, por nga një sistem që është kapur dhe kontrollohet prej interesave të ngushta që pengojnë konkurrencën e ndershme dhe besimin publik”. “Në shumë prej vendeve tona, përfshirë Shqipërinë, ekonomia nuk është as e lirë dhe as e drejtë. Ajo...