Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërkoi lirinë, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Ilir Metës
Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga Ilir Meta, i cili kërkonte lirimin nga qelia dhe zëvendësimin e masës së sigurisë. Meta kishte kërkuar që masa e arrestit me burg të zëvendësohej me një më të lehtë, por trupa gjykuese nuk e pranoi argumentimin e mbrojtjes. Ilir Meta, ndodhet në qeli prej 21 tetorit 2024, pasi ndaj tij u ngritën akuza të rënda nga SPAK për pastrim parash, korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë publikë dhe fshehje të pasurisë. Hetimi ndaj Metës lidhet me aferën CEZ-DIA – një çështje që përfshin marrëdhëniet e kompanisë çeke CEZ me biznesmenin Kastriot Ismailaj – dhe me lobimet e ish-LSI-së në SHBA, për të cilat SPAK pretendon se janë përdorur fonde të padeklaruara me origjinë të dyshimtë....