Plagosje me armë zjarri te mbikalimi i Rinasit, arratiset autori

Plagosje me armë zjarri te mbikalimi i Rinasit, arratiset autori

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në qendrën tregtare “Megatek” në Kashar. Raportohet se një person është qëlluar me armë zjarri në këmbë në parkingun e “Megatek”, ndërsa autori është larguar. I plagosuri, sipas burimeve, nuk ka qenë bashkëpunues dhe po këqyren kamerat e sigurisë për të identifikuar personin që e qëlloi. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit dhe banal mes dy personave në parkingun e qendrës tregtare “Megatek”.