Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!
Autoriteti i Konkurrencës mbylli në fund të vitit 2024 hetimin e thelluar ndaj katër prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend si Erzeni sh.p.k., Adg shpk (Lufra), Gjirofarm dhe Shaka Boboshticë, pas raportimeve mediatike dhe dyshimeve për koordinim në përcaktimin e çmimit të blerjes nga fermerët. Komisioni i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se nuk ekziston një marrëveshje e drejtpërdrejtë mes kompanive për uljen e çmimit, pasi këto operojnë në zona të ndryshme dhe furnizohen nga rrjete të ndara fermerësh. Inspektorët kanë shqyrtuar librat e blerjeve dhe kanë konstatuar se nuk ka prova për një koordinim të ndaluar nga ligji i konkurrencës. Megjithatë, raporti zyrtar ngre shqetësim për faktin se gjatë vitit 2024 kompanitë kanë ulur ndjeshëm çmimin e blerjes së qumështit nga fermerët, krahasuar me vitin 2022,...