Arrestohet çifti nga Devolli me 5.8 kg kanabis, do e trafikonin në Greqi

Arrestohet çifti nga Devolli me 5.8 kg kanabis, do e trafikonin në Greqi

Policia e Devollit, pas katër javësh hetim, këtë të enjte ka arrestuar në flagrancë dy shtetas, bashkëshortë, pasi kanë prodhuar bimë narkotike në tokën e tyre, në vendin e quajtur “Lagjja e Fundosur”. Sipas raportimeve, nga kontrolli i banesës, policia ka gjetur 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi. Ndërkohë, policia ka sekustruar në cilësinë e provës materiale dy 2 celularë të të dy shtetasve. Në kuadër të operacionit “Fazat” u arrestuan në flagrancë shtetasit: F. S., 48 vjeç, dhe E. S., 31 vjeçe, bashkëshortë, banues në Devoll, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së...