Akuzohet për racizëm dhe seksizëm, reagon organizata bamirëse e përfaqësuar nga gruaja e Prince Harryt: Spekulime të pabaza nga ish-punonjësit

Akuzohet për racizëm dhe seksizëm, reagon organizata bamirëse e përfaqësuar nga gruaja e Prince Harryt: Spekulime të pabaza nga ish-punonjësit

Një organizatë bamirësie për fëmijë, për të cilën Dukesha e Sussex, Meghan Markle është ambasadore globale, ka mohuar akuzat për racizëm dhe seksizëm. Meghan është përfshirë në World Vision që nga viti 2016, viti kur takoi Princin Harry. Ajo ka qenë në udhëtime, duke përfshirë ato në Ruanda dhe Indi, për të parë punën e saj. Një fotografi e Meghan duke përqafuar një fëmijë gjatë vizitës në Ruanda u bë virale dhe organizata bamirëse e vlerësoi atë si një “humanitare të vërtetë” që do t’i sillte “energji të madhe” punës së saj mbretërore, pas njoftimit të fejesës së saj. Komisioni i Bamirësisë po vlerëson një ankesë se krahu britanik i organizatës bamirëse ndërkombëtare është një vend pune gjoja “toksik” dhe “armiqësor”. Ankesat për racizëm, seksizëm...