Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Iu kapën 5.8 kg kanabis në banesë, arrestohet çifti në Devoll
Një çift bashkëshortësh është arrestuar në Devoll pasi u kapën me 5.8 kg kanabis në banesën e tyre. Blutë bëjnë me dije se gjatë kontrollit fizik në banesën e shtetasit F.S., 48 vjeç dhe bashkëshortes së tij E.S., 31 vjeçe u gjetën dhe sekuastruan 5.8 kg kanabis dhe 2 celularë. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas 4 javësh hetime, operacioni i koduar “Fazat”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Iu gjetën në banesë, 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi, arrestohen 2 shtetas (bashkëshortë). Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës, në Devoll. Sekuestrohen 5.8 kilogramë lëndë narkotike kanabis dhe 2...