Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
EMRAT/ Kapen burrë e grua në Devoll, do çonin kanabis në Greqi
Burrë e grua kanë rënë në prangat e policisë së Devollit nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Fazat” janë arrestuar shtetasit Fatos dhe Era Sala, të cilëve iu gjetën në banesë 5.8 kg lëndë narkotike kanabis, që e kishin përgatitur për ta trafikuar në Greqi. Nga hetimet dyshohet se këta shtetas e kanë prodhuar lëndën nga bimët narkotike që kanë kultivuar në tokën e tyre, afër banesës në vendin e quajtur "Lagjja e Fundosur".