‘Presidenti, mashë e Ramës’/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të GJK për llogari të ekzekutivit

‘Presidenti, mashë e Ramës’/ Kaso: Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të GJK për llogari të ekzekutivit

Ligjvënësi demokrat, Ivi Kaso e ka cilësuar një mashë të ekzekutivit, Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, referuar qëndrimeve që ky i fundit ka mbajtur për llogari të ekzekutivit. I ftuar në edicionin e mbrëmjes në Syri Tv, Kaso tha se nuk ka ndodhur kurrë në historinë e Shqipërisë, që institucioni i Presidentit të katandiset në ditën që është sot, duke u bërë temë e debatit publik, i cili në vend që të investohet për shqetësimet madhore të shoqërisë shqiptare, bëhet mashë në duart e kryeministrit dhe mazhorancës. ‘Ka zgjedhur të jetë zgjatim i Ramës e mazhorancës, duke u de-personalizuar aq shumë sa kompetencat t’i ushtrojë për llogari të pushtetit të ekzekutivit, që ky i fundit s’guxon t’i bëjë. Nuk e di nëse e bën për...