PS kundër “gjinisë së tretë”: Ka burrë dhe grua

PS kundër “gjinisë së tretë”: Ka burrë dhe grua

Projektligji për barazinë gjinore që kërkon gjithë përfshirjen përtej konceptit binar burrë -grua propozohet të ndryshojë sërish, duke u kthyer me versionin e parë. Grupi parlamentar socialist me firmën e kryetarit Taulant Balla ka hartuar disa amendamente në të cilat kundërshton copëza të draftit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqënies Sociale të dërguar në Kuvend. ”Legjislacioni aktual i BE-së për barazinë gjinore, të cilat pretendohet të përafrohen përmes këtij projektligji, nuk parashikojnë një “gjini të tretë” apo kategori të tjera përtej binaritetit burrë-grua. Përkufizimi aktual i gjinisë në Bashkimin Europian nuk mund të interpretohet si krijim i kategorive të reja juridike të gjinisë përtej binaritetit burrë-grua, gjë që nuk mbështetet nga acquis-i”,-grupi parlamentar i PS. Mazhoranca i propozon komisionit të shëndetësisë dhe mirëqënies sociale ,...