Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

Marrëveshja për Gazën, Trump nxori Rusinë jashtë loje në Lindjen e Mesme

Në fund të vitit 2015, Kremlini arriti një fitore kyç kur nisi intervenimin ushtarak në Siri për të shpëtuar regjimin që po rrëzohej shpejt të presidentit të atëhershëm sirian, Bashar al-Assad, dhe për të konsoliduar rolin e tij si një aktor kryesor në Lindjen e Mesme. Por, dhjetë vjet më vonë, Assadi është rrëzuar nga pushteti dhe një sërë ngjarjesh vendimtare – më e fundit është marrëveshja e armëpushimit e ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara mes Izraelit dhe Gazës – po e zhbëjnë këtë përshtypje. ‘Rusia nuk është anashkaluar kaq shumë në aspektin diplomatik në Lindjen e Mesme që nga ndërhyrja e saj në Siri më 2015’, tha Hanna Notte, drejtoreshë për Euroazinë në Qendrën James Martin për Studime të Mospërhapjes. Ky status i tkurrur...