Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shpronësimet për “Rrugën e Arbrit”, qeveria miraton shtesë financimi
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një fond shtesë lidhur me shpronësimet për ndërtimin e segmentit rrugor “Rruga e Arberit”. Sipas vendimit të ri, vlera totale e shpronësimit për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga projekti, rritet nga 6.24 milionë lekë në 6.99 milionë lekë, me një shtesë prej 753 648 lekësh, e cila do të përballohet nga buxheti i shtetit. Sipas këtij vendimi, pronarët e prekur do të kompensohen pasi të dorëzojnë dokumentacionin përkatës pranë Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, e cila do të ndjekë të gjitha procedurat e likuidimit. Po ashtu, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të mbulojë shpenzimet procedurale në vlerën 70 mijë lekë. Në zbatim të vendimit janë ngarkuar Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave, Agjencia e Kadastrës, ARRSH,...