Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Çekia shkarkon trajnerin pas humbjes turpëruese ndaj Ishujve Faroe
Federata Çeke e Futbollit (FACR) ka shkarkuar trajnerin Ivan Hasek pas humbjes befasuese të së dielës me rezultatin 2-1 ndaj Ishujve Faroe, ndeshje që ka vështirësuar ndjeshëm rrugën e Çekisë drejt Botërorit 2026 në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Lajmi është konfirmuar nga mediet lokale këtë të mërkurë. Sipas njoftimit zyrtar, ekipi do të drejtohet nga një trajner i përkohshëm, ndërsa federata është në kërkim të pasuesit të Hasek-ut. Kombëtarja çeke bën pjesë në Grupin L të eliminatoreve, së bashku me Kroacinë, Ishujt Faroe, Malin e Zi dhe Gjibraltarin. Shtypi çek raporton se kandidati kryesor për të marrë drejtimin e përkohshëm të skuadrës është Miroslav Koubek, ish-trajner i Viktoria Plzen, një figurë me përvojë të gjatë në futbollin çek. Pas humbjes në Ishujt Faroe, Çekia renditet...