Vr*u vëllanë dhe kunatën, jepet dënimi për Arsen Muskurtin

Vr*u vëllanë dhe kunatën, jepet dënimi për Arsen Muskurtin

Kronikë E Mërkurë, 15 Tetor 2025 16:02 Këtë të mërkurë Gjykata e Tiranës vendosi të dënojë me burgim të përjetshëm Arsen Muskurtin, i akuzuar për vrasjen e vëllait dhe kunatës së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin gusht të vitit 2022 në Tiranë pas një konflikti. Viktima mbetën Dritan (Alban) Muskurti dhe Nora Maskurti. Pas ngjarjes së rëndë, Arsen Maskurti nuk shprehu pendesë për krimin e kryer. Arsen (Hamza) Muskurti ka treguar se nuk e duronte dot më të vëllanë e kunatën. Konflikti me vëllanë nisi për pronat dhe më pas kaloi në rrethana familjare. ”Nuk e duroja dot më vëllanë dhe kunatën. E meritonin”,-ka thënë Arsen Maskurti para hetuesve. Krimi brenda familjes ndodhi pranë një biznesi të Dritan Muskurtit në rrugën “Myslym Shyri”....