Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, dënohet me burg përjetë Arsen Meskurti
Dënohet me burg për jetë Arsen Meskurti i cili vrau të vëllain dhe kunatën në Tiranë, Dritan dhe Nora Meskurtit. Muskurti ka deklaruar se vrasjen e ka kryer për shkak të problematikave të vazhdueshme me të vëllanë. Kujtojmë se ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik ndodhi pasditen e 30 gushtit në afërsi të Rrugës së Kavajës. 38-vjeçari pas shumë konfliktesh për çështjes pronësie me të vëllanë dhe një shumë prej 17 milionë lekësh që ky i kishte viktimës, shkoi në agjencinë turistike të 44-vjeçarit dhe e vrau bashkë me të shoqen.