‘Ku është se do e vras si Kalanë’! Leonard Nikolli me armë në dorë hyn në zyrën e drejtorit të IMT

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Leonard Nikolli, 61 vjeç, është shoqëruar në Komisariatin nr. 3 në Tiranë, pasi gjatë ditës së sotme, ka shkuar në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi. Ky i fundit ka pretenduar se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste. Sipas raportimeve në Polici, 61-vjeçari me armë me vete ka shkuar drejt zyrës së drejtorit të Kontrollit të Territorit.
“Ku është Klajdi. Ja tregoj unë atij do e vras si gjyqtarin Klaja” kanë qenë fjalet e Leonard Nikollës.
Në deklaratën e dhënë përpara oficerëve të policisë, Meçi ka sqaruar se personi në fjalë ankohej për një objekt që, sipas tij, ka sigurim padie të miratuar nga Gjykata. Në bazë të legjislacionit në fuqi mbi të cilin operon Kontrolli i Territorit, objekti nuk mund të prishet. Nga ana tjetër 61-vjeçari kërkuar prishjen e objektit.
Kujtojmë se gjyqtari Astrit Kalaja u vra në datën 6 tetor, gjatë një seance gjyqësore. Ai po shyrtonte një çështje që kishte të bënte me një rast pronësie në qarkun e Shkodrës. Autori, Elvis Shkambi, ka pretenduar se ka qenë palë e dëmtuar në çështjen e pronësisë. Momenti fatal i të shtënave është regjistruar sapo gjyqtari Astrit Kalaja është çuar për të dhënë vendimin./ZËRI