Trump nis valën e re të pushimeve nga puna/ Panik te punonjësit federalë amerikanë: Nuk kam akses në e-mail, do të thotë se…

Trump nis valën e re të pushimeve nga puna/ Panik te punonjësit federalë amerikanë: Nuk kam akses në e-mail, do të thotë se…

Punonjësit federalë në Shtetet e Bashkuara po përjetojnë panik dhe pasiguri, ndërsa administrata Trump ka nisur një valë të re pushimesh masive gjatë një pezullimi të qeverisë federale. Mungesa e qasjes në e-mail-et zyrtare ka bërë që shumë të mos mund të verifikojnë nëse kanë marrë njoftime për pushim. Sipas autoriteteve, rreth 4,200 punonjës federalë në shtatë agjenci u pushuan nga puna të premten, megjithatë, rreth 700 nga këto njoftime te Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) u anuluan gjatë fundjavës. Një nga problemet më të mëdha është se në Departamentin e Arsimit disa punonjës nuk mund të hyjnë në llogaritë e tyre të email-it zyrtar për të kontrolluar nëse kanë marrë njoftime pushimi. Sindikata të punonjësve federalë kanë paditur për të ndaluar...