Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
PD-PS arrijnë konsensusin e parë në Parlamentin e pas 11 Majit, bashkojnë votat për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale
Pavarësisht përplasjeve në seanca plenare apo komisione, ku kamerat janë të pranishme, PD e PS kanë tjetër sjellje me njëra-tjetrën në ato mbledhje ku mediat mungojnë. Megjithëse mesazhet që vinin sot nga brenda konferencës së kryetarëve bënin fjalë për përplasje mes bardhit dhe ballës, në fund dy partitë e mëdha kanë bashkuar votat për ngritjen e dy komisioneve të Posaçme Parlamentare: Për reformën zgjedhore dhe atë territoriale. Ky është konsensusi i parë mes PD e PS në parlamentin e ri, megjithëse Sali Berisha kishte deklaruar se demokratët nuk do të japin asnjë votë pro, pa garancinë që ekspertët e huaj do ti bashkëngjiteshin këtyre reformave. Njoftimi i Kuvendit: Pas kërkesës u ra dakord për ngritjen e “Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Kuvendit të Shqipërisë për...