Deputeti i PD-së, Bardh Spahia, ka kërkuar heqjen e projektligjit per “Barazine gjinore” nga projekt kalendari i punimeve të kuvendit dhe parlamentit.
Në fjalën e tij gjatë Konferencës së Kryetarëve, Spahia theksoi se ky projektligj promovon dukshëm axhendën “UOKE” dhe hap rrugën për njohjen e rreth 72 gjinive, apo vetëdeklarimit të gjinisë në bazë të ndjesisë së brendshme të personit i cili mund të mos përputhet me gjininë e deklaruar në lindje.
Gjithashtu Spahia kërkoi të dëgjohen të gjithë institucionet dhe grupet që kanë shprehur interes në këtë çështje, përfshi edhe komunitetet fetare.
