Akuzohet se ktheu banesën në bazë armësh, mbërrin në Gjykatën e Fierit 38-vjeçari

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Fier, Milasin Ramaj, i arrestuar nga blutë e Fierit pasi e kishte kthyer banesën e tij në lagjen “Kastriot” në bazë armësh.

38-vjeçari ra në prangat e policisë në një operacion të befasishëm në qęndër të qytetit.
Strukturat hetimore dhe operacionale filluan menjëherë punën duke lokalizuar 38-vjeçarin teksa lëvizte me automjet ku gjatë kontrollit iu gjet dhe sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që e posedonte pa leje dhe një shumë parash prej 3.500 euro.
Në vijim të hetimeve të thelluara u mundësua zbulimi i një banese në lagjen “ Kastriot” të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh dhe armësh municioni që dyshohet për t, ia shitur grupeve kriminale.
Nga kontrolli në këtë ambient u gjetën dhe sekuestruan 10 armë zjarri automatikë, 1 armë zjarri pistoletë,1 armë zjarri pistoletë automatike, 2 silenciatorë, 9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke, 2 krehra pistoletë, dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.
Milasin Ramaj do të dalë sot para trupës gjykuese të përbërë nga gjyqtare Klodiana Kryeziu dhe Prokurore Elona Gixhari, ndërsa në koordinim me Prokurorinë e Fierit, po vijojnë hetimet për të identifikuar shtetas të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Top Channel