Rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve po rritet. Çfarë mund të bëni?

Rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve po rritet. Çfarë mund të bëni?

Bakteret po zhvillojnë me shpejtësi rezistencë ndaj antibiotikëve, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), duke u bërë thirrje njerëzve në mbarë botën të ndihmojnë në vënien nën kontroll të problemit. “Rezistenca antimikrobike është e përhapur dhe kërcënon të ardhmen e mjekësisë moderne”, thotë Yvan Hutin, drejtor i departamentit përkatës të OBSH-së, në një paralajmërim nga organi të hënën. Një në gjashtë infeksione bakteriale të konfirmuara në laborator, tani shkaktohen nga patogjenë rezistentë ndaj antibiotikëve, tha OBSH-ja, duke cituar një analizë të bazuar në rreth 23 milionë pika të dhënash nga më shumë se 100 vende. Pra, çfarë mund të bëjmë?  Hutin na këshillon të zvogëlojmë rrezikun e infeksionit si në shtëpi ashtu edhe në spitale duke i lajmë duart shpesh dhe duke përdorur xhel dezinfektues,...